Këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani, pëlqehet mjaft shumë nga publiku dhe ka një vokal të veçantë.
Ai është mjaft aktiv në rrjete sociale, gjersa shpesh ndan me fansat imazhe e video të ndryshme.
Kësaj radhe, krijuesi i hitit “Ndoshta” ka bërë një njoftim ku tregon se një fanse ka bërë një libër për të.
“Shpirti i një artisti” mban titullin libri i realizuar nga Adelina Xhaferi dhe njëherësh ky është i pari në karrierën e saj.
“Adelina Xhaferi sapo e ka publikuar librin e saj të parë ‘Shpirti i një artisti’ për mua. Faleminderit nga zemra”, ka shkruar ai në postimin e ndarë në InstaStory.
“Nuk kam mjaftueshëm faleminderit për të gjithë juve që më dhuroni dashuri & përkrahje çdo ditë. Kur e di që muzika ime sadopak iu inspiron, motivon, është gëzimi më i madh i jetës time”, shton më tej ai.
Se numëron fansa të shumtë, kjo është dëshmuar edhe më parë nga dhuratat e dedikimet që ka shpërndarë në rrjete sociale. /Telegrafi/