Sara Karaj është larguar javë më parë nga Big Brother VIP Albania 3.
Modelja shqiptare u surprizua nga një fans sekret së fundmi, ndërsa ishte e ftuar në programin “Mos i bjer me top”.
Ish-banorja fillimisht mori disa trëndafila të kuq, por më pas petalet nisën të binin nga tavani i studios.
Ajo u emocionua dhe falënderoi publikisht fansin sekret, për të cilën u shpreh se shpreson ta njohë sa më shpejt.
“Unë ndihem shumë mirë. Shumë faleminderit adhuruesit”, u shpreh ajo.
“Shpresoj që ta zbulojmë se kush është, që të sqarojmë edhe njerëzit, se është përfolur”.
E njëjta u pëlqye shumë gjatë kohës që ishte brenda, ndonëse qëndroi pak javë. /Telegrafi/