Telegrafi

Një fans i kërkoi autografin Angelina Joliet duke i dhënë një poster të saj me Brad Pitt

Angelina Jolie mori pjesë në një festival filmi në New York, ku një adhurues iu afrua duke i kërkuar autograf.

Megjithatë, ai i dha një poster të filmit “Mr. & Mrs. Smith” për ta nënshkruar, një film ku Jolie luajti me ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt. Sipas burimeve të Page Six, Jolie e menaxhoi situatën me qetësi, duke shmangur shikimin në pjesën e posterit ku shfaqej fytyra e Pitt-it.

Ky veprim i adhuruesit të saj shkaktoi reagime të zemëruara tek disa njerëz në rrjetet sociale. Një koment në platformën X (ish-Twitter) shprehej: “Imagjinoni të pretendoni se jeni adhurues i Angelina Jolie, dhe më pas i jepni një poster me dhunuesin e saj për ta nënshkruar”.

Disa të tjerë sugjeruan se adhuruesi mund të ketë dashur thjesht të shiste me çmim të lartë autografin e saj.

Foto: Profimedia

Angelina Jolie dhe Brad Pitt u dashuruan gjatë xhirimeve të filmit “Mr. & Mrs. Smith” në vitin 2005 dhe u martuan në vitin 2014. Gjatë martesës, ata u bënë prindër të gjashtë fëmijëve, tre nga të cilët janë adoptuar (Maddox, Pax dhe Zahara), ndërsa Shiloh, Knox dhe Vivienne janë fëmijët e tyre biologjikë.

Në vitin 2016, Jolie kërkoi divorc nga Pitt, duke përmendur “diferenca të papajtueshme” dhe kërkoi kujdestarinë e plotë të fëmijëve. Procesi i divorcit përfundoi në vitin 2019, por çështjet ligjore për kujdestarinë e fëmijëve vazhduan për një kohë të gjatë. Sipas raportimeve, në vitin 2018 u arrit një marrëveshje, por procesi i kujdestarisë ishte i mbushur me komplikime dhe mosmarrëveshje.

Së fundmi, Jolie hoqi dorë nga një padi kundër FBI pas një hetimi për një incident të dyshuar dhune mes saj dhe Pitt-it gjatë martesës së tyre. /Telegrafi/