Telegrafi

Një fans godet Rihannan me shishe

Ylli i muzikës R&B ishte duke u larguar nga një klub nate në Londër të shtunën mbrëma së bashku me shoqen e saj Cara Delevingne, kur një mashkull e ka gjuajtur me shishe.

Përveç 24 vjeçares, ka mbetur i lënduar edhe truproja e saj, sepse është përpjekur që ta kapte sulmuesin, i cili ka thënë diçka për të dashurin e Rihannas, Chris Brown, para se ta hidhte shishen. /Telegrafi/