Telegrafi

Një fanellë e re krejtësisht e pazakontë e Liverpoolit u zbulua, tifozët nuk janë të emocionuar me pamjen e saj

Në rrjetet sociale janë shfaqur foto të fanellës së Liverpoolit për sezonin e ri dhe komentet e tifozëve nuk janë ato që priste klubi.

Liverpooli do të luajë në një fanellë rezervë të pazakontë sezonin e ardhshëm. Në vend të ngjyrës së bardhë të zakonshme, është një dizajn gjelbër që u shfaq në rrjetet sociale.

Faqe të shumta, të cilat publikojnë fanellat para prezantimit të tyre zyrtar, e kanë shpërndarë këtë fanellë të gjelbër dhe duket se fansat nuk janë emocionuar aspak.

Fanella e re e Liverpoolit është bërë me stil, por në një variant bardh e gjelbër që nuk është aq i huaj për Reds e njohur, por që nuk është përdorur asnjëherë në këtë apo një dizajn të ngjashëm.

Shumë fansa shkruan në rrjetet sociale se shpresonin se ishte një shaka dhe se Nike dhe Liverpool do të vendosnin të ndryshonin dizajnin. /Telegrafi/