Një familje është filmuar duke u ngjitur në malin shkëmbor në alpet italiane – duke mos përdorur kurrfarë pajisje mbrojtëse.
Pas publikimit të pamjeve kanë reaguar edhe ekipet e shpëtimit që kërkuan të kenë më shumë kujdes turistët, e në veçanti ata që janë me fëmijë, transmeton Telegrafi.
Prindërit e pa identifikuar me fëmijën e tyre të vogël u panë duke ecur në kodrën shkëmbore – kurse publikimi i pamjeve ka nxitur reagime të ashpra.
Bëhet fjalë për një familje të huaj, pra turistë që u filmuan në Bepi Zac të Viva Ferrata – që është e dedikuar vetëm për ata me përvojë të madhe në alpinizëm.
Gjendet në afërsi të maleve Trenot dhe konsiderohet si një prej terreneve më të rrezikshme.
E në video shihet një burrë duke mbajtur në kraharor fëmijën që nuk kishte kurrfarë pajisje mbrojtëse. /Telegrafi/