Punonjësit e shpëtimit në Iskenderun në Turqinë jugore kanë nxjerrë gjashtë persona, nga një ndërtesë e shembur pasi kaluan 101 orë nën rrënoja.
Gjashtë personat, të gjithë të afërme mes vete, mbijetuan duke u grumbulluar së bashku në një cep të vogël të mbetur brenda strukturës së shembur, tha Murat Baygul, një punonjës kërkimi dhe shpëtimi, për agjencinë e lajmeve Associated Press.
Ekipet e shpëtimit kanë thënë se temperaturat e ngrira kanë zvogëluar gjasat për të gjetur të mbijetuar të bllokuar që nga e hëna.
Deri më tani numri i viktimave nga tërmeti ka shkuar në mbi 21 mijë në Turqi dhe Siri, më shumë se 18 mijë viktima janë vetëm në Turqi. /Telegrafi/