Telegrafi

Një familje në Wuhan vrapon në spital për të bërë testin e COVID-19, porositën supë derri – u erdhi së bashku me një lakuriq të ngordhur

Një familje në Wuhan të Kinës, menjëherë kanë vrapuar për në spital për t’u testuar me COVID-19, pasi gjetën një lakuriq të ngordhur në tenxheren e mbushur me supë derri që e kishin porositur nga një restorant.

Imazhet revoltuese shfaqin lakuriqin e zi të vogël duke “notuar” në supën e porositur nga kjo familje, që mbeti e tmerruar kur e pa, transmeton Telegrafi.

Klientët menjëherë u nisën për në spital nga frika se mund të jenë infektuar me COVID-19, por për fat të mirë që të gjithë kanë rezultuar negativ.

Kjo situatë kaotike ndodhi pasi që ekspertë të shëndetësisë patën paralajmëruar se coronavirusi ka shpërthyer pikërisht nga lakuriqët, dhe kështu kjo familje kineze vrapoi për në spital për t’u siguruar që nuk janë prekur me COVID-19.

Familja e njohur me mbiemrin Chen, kishin porositur supën e derrit nga një restorant jo larg shtëpisë së tyre në Wuhan në provincën Hubei.

I zoti i shtëpisë kishte ngrënë disa lugë, por nuk kishte vërejtur asgjë të pazakontë, derisa i biri i tij pa se diçka me ngjyrë të zezë po notonte në supë. /Telegrafi/