Site icon Telegrafi

Një familje kryejnë sulm vetëvrasës në një stacion të policisë në Indonezi – pamje që tregojnë momentin e shpërthimit (Video)

Një familje me pesë persona, përfshirë një fëmijë tetëvjeçar, ka kryer një sulm me bombë në një stacion të policisë në Surabaya, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke plagosur dhjetë të tjerë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bomba vetëvrasëse vjen vetëm një ditë pasi 13 vetë u vranë në qytet gjatë bombardimeve të koordinuara vetëvrasëse që synonin tri kisha.

Siç bëhet e ditur, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 8.50 të mëngjesit.

Po sipas mediave, policia konfirmoi se sulmi u krye nga një familje prej pesë vetash, duke përfshirë një tetë vjeçar, i cili voziti deri në dyert e stacionit të policisë dhe pastaj shpërtheu eksplozivët në pikën e kontrollit të sigurisë.

Katër të rriturit vdiqën, ndërsa fëmija tani po shërohet në spital.

Veç tyre, edhe katër policë dhe gjashtë civilë të tjerë u plagosën gjithashtu kur u kapën nga shpërthimi.

Numri total i vdekjeve nuk është shpallur por raportet fillestare thonë se të paktën shtatë persona ishin vrarë gjatë sulmit. /Telegrafi/

Exit mobile version