Site icon Telegrafi

Një familje filmon pitonin masiv duke u zvarritur nëpër çatinë e shtëpisë së tyre në Australi

Një piton përbindësh është parë duke rrëshqitur nëpër çatinë e shtëpisë së një familjeje dhe nëpër majat e pemëve në kopshtin e tyre.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pitoni prej pesë metrash u filmua duke u arratisur në pemë nga maja e një shtëpie disa metra mbi tokë, ndërsa një familje nga Queensland shikonte e shqetësuar.

Në një moment, një fëmijë shpërtheu në lot kur pa reptilin e madh që “kthente kokën drejt familjes”, ndërsa një burrë i kërkon asaj që të jetë e guximshme.

Videoja u shpërnda në mediat sociale me mbishkrimin “Vetëm në Australi do të shihni një gjarpër 5 metra të gjatë”. /Telegrafi/

Exit mobile version