Një çift nga Los Angeles tregoi se si pishina e tyre në oborrin e shtëpisë u mbush me disa mysafirë të paftuar – një familje arinjsh.
Jon dhe Karen Von Gunten thanë se arinjtë erdhën nga Kanioni Rowley në lagjen e tyre Tujunga dhe me sa duket vendosën të freskoheshin me një zhytje në pishinën e tyre, transmeton Telegrafi.
Ata xhiruan arinjtë në pishinën e tyre përpara se këta të fundit të fundit të ktheheshin nga erdhën.
“Më vjen mirë që nuk isha në pishinë”, dëgjohet duke thënë Karen Von Gunten në video. /Telegrafi/