Telegrafi

Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Së fundmi, Zuckerberg është takuar me drejtorin e njësisë mobile të Samsung, Shin Jong-kyun, gjatë vizitës së tij në Korenë e Jugut.

Burime të cilat citojnë Korea Herald, thonë se Zuckerberg e ka pyetur kompaninë Samsung për ta avancuar bashkëpunimin me Facebook, dhe qëllimi i këtij bashkëpunimi është që të krijohet një telefon i mençur nga lideri botëror i telefonave, i cili do të njihej në treg si Facebook Phone.

“Facebook ka për synim të bëhet një Google e dytë” ka thënë burimi i lajmit, “dhe me këtë synim në mendje, Zuckerberg besohet se ka kërkuar nga Samsung që të krijojë një telefon të ri të mençur, i cili do të kishte interface të Facebook”.

Siç dihet, HTC së fundmi ka prodhuar modelin HTC First në bashkëpunim me Facebook, mirëpo ky model nuk ka qenë aspak i famshëm, prandaj Samsung duhet të vlerësojë nëse do të krijojë një Facebook Phone të ri. / Telegrafi /