Site icon Telegrafi

“Një është i lumtur, tjetri është i trishtuar” – Mauricio Pochettino zbulon se “nuk është e lehtë” të trajtosh disponimin e lojtarëve të PSG-së

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, ka pohuar se të menaxhosh lojtarët më të mirë në botë së bashku me familjet, shoqëruesit dhe ndjekësit e tyre nuk është një punë e lehtë.

Gjigantët francezë shkarkuan trajnerin Thomas Tuchel në dhjetor 2020 pas një serie prej 4 humbjesh në 17 ndeshje të Ligue 1. Pochettino zëvendësoi Tuchelin.

Ata nënshkruan me emra si Lionel Messi, Sergio Ramos, Gianluigi Donnarumma dhe Georginio Wijnaldum për të konsoliduar një nga skuadrat më të grumbulluara të të gjitha kohërave.

 

Ndërsa menaxhimi i yjeve të profilit më të lartë duhet të jetë padyshim një punë e vështirë, Pochettino e shpjegoi se se po rezulton sfiduese.

“Ne i menaxhojmë njerëzit me emocione, sjellja e të gjithëve nuk është një linjë e sheshtë. Është një varg uljesh dhe ngritjesh – njëri është i lumtur, tjetri është i lënduar, njëri po performon mirë, tjetri jo. Mendoj se gjëja më e rëndësishme për stafin është të përpiqemi të balancojmë humorin”.

 

“Nuk duhet të harrojmë se kemi në duart tona lojtarët më të mirë në botë, por edhe familjet e tyre, shoqëruesit e tyre mediatikë, ndjekësit e tyre. Nuk është e lehtë”, ka deklaruar Pochettino. /Telegrafi/

Exit mobile version