Site icon Telegrafi

Një epokë e re e bashkëpunimit Kinë-Rusi

Medvedev po viziton Kinën, ku së bashku me homologun e këtij vendi hapën naftësjellësin që do të furnizohet me naftën ruse, në kuadër të një pakti 20 vjeçar.

Të dyja palët e kanë vlerësuar lëvizjen në fjalë si “një epokë të re” në bashkëpunimin mes dy vendeve.

Zëvendëskryeministri rus, Igor Sechin u tha reporterëve në Pekin se, Rusia ka qenë në bisedime të vazhdueshme me Kinën për planet e furnizimit me gaz natyror duke filluar nga viti 2015.

“Rusia është e gatshme të plotësojë kërkesat e Kinës për gaz”, ka deklaruar Sechin. Por pavarësisht marrëveshjeve, dy palët nuk kanë rënë ende dakord për çmimin e gazit. /Telegrafi/

Exit mobile version