MPB njofton se një emigrant nga Siria ka vdekur dhe një tjetër është lënduar mbrëmë në një aksident trafiku në afërsi të Dojranit.
Në afërsi të Dojranit, mbrëmë rreth orës 20:00, mjeti motorik i pasagjerëve “Chrysler” ka dalur në një përroskë. Pasi nuk ka ndaluar në udhëkryqin “Smokvitsa” dhe në hyrje të Valandovës, me urdhër të policëve për ndalim ka vazhduar lëvizjen duke rritur shpejtësinë, njofton MPB.
“Gjatë kontrollit u konstatua se në automjet po transportoheshin 11 persona, emigrantë nga Siria. Prej tyre, një person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, një person është transportuar në Kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup për ndihmë mjekësore. Të tjerëve iu është dhënë ndihma mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm Gjevgjeli dhe më pas janë vendosur në Qendrën pranuese dhe transitore Gjevgjeli për procedura të mëtutjeshme”, sqaron MPB.
Sipas asaj që kanë thënë emigrantët, drejtuesi i mjetit para se të largohej ka hapur derën dhe është hedhur jashtë dhe më pas është larguar me vrap.
Inspektim është kryer nga prokurori publik dhe një ekip inspektues nga SPB Valandovë.
Po merren masa për gjetjen e drejtuesit të mjetit dhe zbardhjen e rastit. /Telegrafi/