Site icon Telegrafi

Një elefante solli në jetë të voglin me tre muaj vonesë (Video)

Thi Hi Way është elefantja nga kopshti zoologjik në Chester të Anglisë, që befasoi mirëmbajtësit kur solli në jetë të voglin, tre muaj pas datës që pritej.

Elefanti i vogël ka ardhur në jetë nga nëna me përvojë, që është gjyshe dhe kryesuese e tufës, transmeton Telegrafi.

I porsalinduri është këlyshi shtatë i 35-vjeçares, nga shtatzënia prej 25 muajsh.

Aparati që matë hormonet, llogariti se Way do pjellë para tre muajsh, gjë që nuk ndodhi dhe ajo nisi të dobësohej. Megjithatë rrethanat e pazakonta, ajo dhe i vogli që ende nuk është emëruar, kanë gjendje shumë të mirë shëndetësore.

“Prej procesit të ngjizjes, e monitoruam nga afër mbarsjen e saj. Rënia e nivelit të hormoneve dhe peshës, ishin indikator se ajo po e absorbonte fëmijën – proces natyror që iu ndodh disa elefantëve” ka thënë veterineri i kopshtit.

Të gjitha të dhënat lidhur me rastin, pritet të shqyrtohen nga një grup ekspertësh, për të verifikuar vonesën e procesit të lindjes. /Telegrafi/

Exit mobile version