Telegrafi

Një elefant shihet “duke bërë një turne rrugëve të Montanas” – pasi u arratis nga cirku

Prania e kafshës së madhe ishte në fakt dëshmi se cirku është në qytet.

Elefanti i madh, i quajtur Viola, arriti të kryejë një akt arratisjeje nga cirku, i cili po bën turne në Montana gjatë gjithë prillit, përcjell Telegrafi.

Dhe shoferët përgjatë rrugës kryesore të Butte nuk mund ta besonin atë që po dëshmonin pasi elefanti mund të shihej duke shkelur me këmbë përgjatë autostradës.

Ai madje po ndiqej nga afër nga një anëtar i personelit të cirkut në panik, i cili mbante një shkop të madh.

Elefanti ia doli të shmangte goditjen nga ndonjë prej makinave, përpara se të kapej përfundimisht nga kujdestarët e tij.

Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar e as dëme materiale dhe Viola nuk është lënduar, gjithashtu. /Telegrafi/