Një ekspert shpëtimi ka thënë se mbeturinat e gjetura në kërkimin e nëndetëses me turistë Titan ishin “një kornizë uljeje dhe një mbulesë e pasme”.
David Mearns, i cili është mik me dy nga pasagjerët në bordin e Titan, thotë se ai është pjesë e një grupi WhatsApp që përfshin The Explorers Club, përcjell Telegrafi.
Dhe Mearns i tha Sky News se presidenti i klubit, i cili është “i lidhur drejtpërdrejt” me anijet në vend, i tha grupit: “Ishte një kornizë uljeje dhe një mbulesë e pasme nga zhytësja”.
Zoti Mearns thotë se njeh miliarderin britanik Hamish Harding dhe pilotin francez Paul-Henri Nargeolet.
Deklarata e tij vjen pasi Roja Bregdetare e SHBA-së tha të enjten se një anije nënujore ka gjetur një fushë mbeturinash pranë Titanikut në kërkim të një “nëndetëseje” të zhdukur me pesë persona në bord.
Sidoqoftë, postimi i Rojës Bregdetare në Twitter nuk dha detaje, të tilla si nëse zyrtarët besojnë se mbeturinat janë të lidhura me Titan, i cili ishte në një ekspeditë për të parë rrënojat e Titanikut. /Telegrafi/