Telegrafi

Një ekspeditë nga FASK-ja niset për në Zagreb

Shtatë garues, kryetari i Federatës Auto Sportit të Kosovës (FASK), Ismet Rexhepi, anëtarë të Bordit të FASK-së dhe personel nga stafi për kontrollimin teknik të automjeteve do të udhëtojnë të premten për në Zagreb.

Federata e Auto Sportit të Kroacisë, konkretisht Zrinko Gregurek (president i FIA CEZ) i ka bërë ftesë FASK-së që me disa garues të marrë pjesë në garën e së dielës, e cila do të zhvillohet në Zagreb.

Ismail Smoni (kategoria e parë), Burim Asllani (kategoria e dytë), Përparim Dushi (kategoria e tretë), Besfort Bunjaku (kategoria e katërt), Valdet Krasniqi e Naim Dashaj (kategoria e pestë) dhe Bardhyl Canolli e Liridon Kalenderi (kategoria e gjashtë) do ta sprovojnë veten me homologët e tyre kroatë.

Kryetari i FASK-së, Ismet Rexhepi e ka bërë maksimumin që gjithçka të realizohet me sukses, edhe pse koha për kompletimin e dokumentacionit, sigurimin e fondeve dhe mjeteve transportuese ishte mjaft e shkurtë.

Shkuarja në Zagreb dhe pjesëmarrja në këtë garë do të jetë shumë e mirëseardhur qoftë për garuesit, të cilët do ta kenë mundësinë të krahasojnë nivelin e tyre me atë të garuesve kroatë, qoftë për zyrtarët e FASK-së, të cilët do të fitojnë përvoja të reja në organizimin e garave.