Imazhe më të pabesueshme të shkatërrimeve të shkaktuara nga super stuhia “një në 50-vjet” që ka përfshirë bregun lindor të Australisë.
Siç edhe mund të shihet në pamjet e publikuara, përcjell Telegrafi, rrugët u shndërruan në lumenj me mbeturina lundruese, ekskavatorë të zhytur dhe makina që u braktisën, si dhe kangurët notuan nëpër oborret e përmbytura duke u përpjekur të arrinin në tokë.
Përveç këtyre, peshqit e ngordhur “laheshin” në shesh lojërash për fëmijë ndërsa lopët përfundonin në plazhe dhe hajate të shtëpive.
Mediat kanë raportuar se lumenjtë e përmbytur në perëndim dhe veri-perëndim të Sidneit arritën kulmin në nivelet më të larta në 60 vjet të hënën ndërsa Diga Warragamba derdhi ujë të mjaftueshëm për të mbushur limanin e Sidneit çdo 24 orë për një ditë të tretë me radhë.
Në disa pjesë u lëshuan paralajmërimet e përmbytjes ndërsa dhjetëra shtëpi u përmbytën nga uji, duke shkaktuar evakuime masive.
Ndryshe, rreth 18 mijë australianë janë evakuuar për shkak të përmbytjeve në New South Wales derisa reshjet e mëdha vazhdojnë të godasin bregun lindor. /Telegrafi/