Sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) do të mbahet ceremonia e pritjes së misionit të ekspertëve COVID-19 “Joint Robert Koch Institute/EMT/GOARN- mission to Kosovo” nga Gjermania.
Në ceremoni do të marrin pjesë ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ambasadori gjerman Jörn Rohde, Ulrika Richardson, Koordinatore e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë dhe Sergei Koryak, udhëheqës i Zyrës së OBSH-së në Kosovë.
Ekipi i ekspertëve epidemiologjikë dhe mjekësorë nga instituti gjerman i shëndetit publik “Robert Koch Institute” do të qëndrojë në Kosovë për dy javë për të ofruar ndihmë në lidhje me nevojat COVID-19.
Misioni i ekspertëve do të drejtohet nga doktor Andreas Jansen.
Ceremonia mbahet duke filluar nga ora 10:00, në ambientet e IKSHPK -së.