Një femër 45-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën Mitrovice- Podujeve, në zonën e njohur si “Tuneli i Parë”.
Në këtë aksident ishte përfshirë veç një veturë që kishte humbur kontrollin, për çka del nga rruga dhe rrotullohet.
Përveç viktimës, me këtë rast lëndime kanë pësuar edhe dy persona – drejtuesi dhe një pasagjer që po trajtohen në Spitalin rajonal të Mitrovicës.
Trupi i pajetë i 45-vjeçares i është dorëzuar familjarëve. /Telegrafi/