Telegrafi

Një e treta e thirrjeve ndërkombëtare përmes Skype!

Studimi i ri i TeleGeography ka publikuar rezultatet e reja të thirrjeve ndërkombëtare. Dhe në të, Skype, si shërbimi më i famshëm VoIP aktualisht merr një të tretën e thirrjeve ndërkombëtare të cilat realizohen jashtë kufijve. 

Bazuar në rezultatet preliminare, për vitin 2012, Skype ka regjistruar një rritje të madhe të përdorimit. Përdoruesit përmes këtij shërbimi kanë shpenzuar më shumë se 167 miliardë minuta, dhe këto shifra janë rritur për 44 për qind krahasuar me një vit më parë. 

Rritja e numrit të thirrjeve përmes Skype është dyfish më i madh se sa i gjithë operatorëve mobil ndërkombëtar së bashku. Video-thirrjet përmes Skype sot përbëjnë rreth 40 për qind të gjitha thirrjeve të realizuara përmes këtij shërbimi VoIP. / Telegrafi /