Site icon Telegrafi

Një e treta e rusëve besojnë se lideri i opozitës Aleksei Navalny është helmuar

Një në tre qytetarë rusë thonë se kritiku i Kremlinit, njëherësh lideri i opozitës Alexei Navalny është helmuar.

Kështu thuhet në sondazhin e realizuar nga Instituti rus “Levada Center”, ndërmjet datës 25 dhe 30 shtator 2020, përcjell Telegrafi.

Sipas raportit, 55 për qind e të anketuarve thonë se kryesisht nuk besojnë se Navalny është helmuar, kurse 12 për qind thonë se e kanë të vështirë të besojnë.

Në pyetjen se, kush është përgjegjës për helmimin e tij, pjesa më e madhe që janë përgjigjur, thonë se pushteti aktual apo autoritetet aktuale janë përgjegjëse.

Nga 8 për qind e të anketuarve thonë se, Navalny është helmuar nga Perëndimi apo nga dikush që është inkuadruar në hetimin e tij. Rreth gjysma e rusëve nuk janë përgjigjur në këtë pyetje.

Kujtojmë se më 20 gusht, Navalny filloi të ndihej keq derisa nga qyteti Tomsk po fluturonte për në Moskë. Aeroplani u detyrua të bënte ulje të paplanifikuar në Omsk të Siberisë.

Lexo po ashtu Vetëm 22 për qind e rusëve thonë se vendi i tyre është demokratik

Ai ishte dërguar në Gjermani për trajtim. Mjekët e ushtrisë në spitalin Charite të Berlinit ishin të parët që thanë se ai ishte helmuar nga një agjent nervor i njohur si Novichok, i cili ishte zhvilluar në kohën e Bashkimit Sovjetik. /Telegrafi/

Exit mobile version