Site icon Telegrafi

Një e treta e fëmijëve në Maqedoni pa kujdesin e mjaftueshëm prindëror

Foto: Ilustrim

Çdo fëmijë i dytë në Maqedoni është i ekspozuar në një lloj dhune nga prindërit, ndërsa një e treta e tyre nuk kujdesen për fëmijët e tyre, tregojnë hulumtimet e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Sipas këtij hulumtimi, për dhunën ndaj fëmijëve shfrytëzohet metoda fizike dhe psikike e dhunës.

Benjamin Perks, përfaqësues i UNICEF në Maqedoni, thotë se ky fenomen mund të reduktohet përmes edukimit dhe informimit të prindërve se dhuna ndikon keq dhe ka pasoja negative në zhvillimin e fëmijëve dhe formimin e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Informime të këtilla të prindërve për mënyrë tjetër të trajtimit të fëmijëve mund të bëhet përmes vizitave në shtëpi nga sistemi shëndetësor apo ndonjë tjetër institucion shtetëror dhe me debate publike për pasoja e këqija nga dhuna në familje ndaj fëmijëve. Secili fëmijë për të pasur zhvillim të përshtatshëm, duhet të ketë marrëdhënie të mirë me prindërit dhe të ndjehet i dashur, të rrethohet me dashuri”, tha Benjamin Perks, përfaqësues i UNICEF në Maqedoni.

Prindërit por edhe gjyshet dhe gjyshërit, thonë se përjashtime bëhen, por rrallë herë përdorim metodë të dhunshme për edukimin e fëmijëve.

Prindër të dhunshëm krijon edhe fëmijë të dhunshëm, potencojnë psikologët. Oliver Cvetkovska psikologe e punësuar në Qendrën për punë sociale Tetovëm thotë se është rritur numri i të miturve që kanë kryer vepra penale, para se gjithash në zënka të ndryshme apo ndonjë dhunë fizike të llojit tjetër.

Në 70% të rasteve, fëmijët e dhunshëm jetojnë në familje që janë sjellur dhunshëm ndaj tyre, edhe pse prindërit nuk e pranojnë.

“Të nevojshme janë ndryshimet në familje por edhe në arsim, nëse dëshirojmë që fëmijët të jenë të edukuar mirë dhe tolerant”, theksi Cvetkovska.

Hulumtimet tregojnë se secili fëmijë të cilit është ushtruar dhuna 10 herë ka më shumë rrezik të shndërrohet në alkoolik, dhe dy deri në tre herë më shumë janë mundësitë që të merr sulm kardiak, kancer apo të konsumojë duhan.

Në Ballkan, Maqedonia sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë është në krye të përdorimit të dhunës ndaj fëmijëve, ndërsa para Maqedonisë është vetëm Shqipëria./Telegrafi/

Exit mobile version