Site icon Telegrafi

Një e treta e evropianëve duan të zëvendësojnë euron

Pothuajse një e treta e evropianëve do të zëvendësonin euron me monedhën nacionale, sipas një hulumtimi të agjencisë ICM. Hulumtimi, i cili u zhvillua nga 20 marsi deri më 9 prill të këtij viti, ka përfshirë më shumë se 3.000 njerëz nga Gjermania, Franca dhe Greqia.

Sipas anketës së bërë, 31 për qind e të anketuarve në Francë, Gjermani dhe Greqi duan t’i rikthehen monedhës kombëtare.

Në të tri vendet, rreth gjysma, 53 për qind, duan të vazhdojnë të përdorin euron. Në Gjermani dhe Francë 39, respektivisht 29 për qind duan të kthehen në ish-monedhat e tyre kombëtare.

Në Greqi shumica e të anketuarve, 58 për qind, duan të mbajnë euron. /Telegrafi/

Exit mobile version