Telegrafi

Një e katërta e kompanive në botë planifikojnë bllokim të rrogave

Të punësuarit në Japoni, Lituani dhe Irlandë më së paku munden të presin rritje të rrogave, thuhet në raportin e kompanisë hulumtuese londineze "ECA interneshënël" me të cilën janë përfshi 53 vende. Në Japoni, e cila është e goditur nga recesioni, gjysma e kompanive planifikojnë këtë vit t’i bllokojnë rrogat.

Rroga mesatare në botën në vitin 2009 do të duhej të rritej për 4,7 për qind, që është më pak në krahasim me 6,2 për qind sa janë rritur rrogat vitin e kaluar, thuhet në raport.

Kompanitë në Venezuelë, këtë vit do t’u ofrojnë të punësuarve të tyre rritje më të madhe të rrogave, në mesatare prej 24 përqindëve, përkundër 22 për qind vitin e kaluar, ndërsa pas tyre do të pasojnë firmat argjentinase, të cilët do t’i rrisin rrogat për 12 për qnd. Rritje më të madhe të rrogave në lidhje me vitin e kaluar do të ketë edhe në Brazil dhe Kili, ndërsa në Vietnam dhje Indonezi këtë vit do të duhet të rriten për 10,6, respektivisht nëntë për qind.

Në SHBA rrogat do të duhet të rriten për vetëm 2,8 për qind, më pak se katër për qind sa ECA parashikonte në shtator, ndërsa 40 për qind e kompanive amerikane këtë vit do t’ ngrijnë rrogat.

Në rajonin aziatiko-pacifik rrogat do të rriten për 4,8 për qind, përkundër rritjes prej 6,9 për qind vitin e kaluar, por një e treta e kompanive në këtë rajon do t’i ngrijnë rrogat.

Rrogat në Singapor dhe Hong-Kong deri në fund të këtij viti do të rriten për dy për qind, gjithahstu edhe në Evropën Perëndimore, ndlërsa në Evropën Lindore kjo rritje do të arrin nën pesë për qind. Rreth 29 për qind e kompanive evropiane planifikojnë t’i bllokojnë rrogat parashikon ECA.

Nga 53 vende që janë përfshirë në këtë pikëpamje, në maje të listlës sipas rritzjes së rrogave ndodhen Venezuela, Argjentina, indina, Vietnami, Egjpti, Indonezia, Rusia, Rumania, JAP dhe letonia në vendine 10-të, ndërsa në fund të listës janë Hong-Kongu, Si