Telegrafi

Një e burgosur në “Idrizovë” ka sulmuar punonjësin e burgut

Në burgun e Idrizovës sot një grua ka sulmuar një punonjës të burgut.

“Sot në orën 02:08 në SPB Shkup është paraqitur se rreth orës 01:30, në njësinë e grave në burgun e Idrizovës, fizikisht është sulmuar një 45-vjeçar i punësuar në burg. Sulmuesja ka qenë një grua 39-vjeçare nga Ohri”, thonë nga MPB.

Janë marrë masat për zbardhjen e rastit./Telegrafi/