Serena Williams e harron për një moment tenisin. Ndërsa pret të riaftësohet plotësisht për të qenë e pranishme në turneun final të WTA të Singapor, ish-numri një i botës vendosi t’i dedikohet përkohësisht muzikës.
Amerikania u shfaq në skenë përkrah mikes së saj, Beyonce në një koncert të mbajtur në Metlife Stadium të New Jersey si pjesë e turneut të këngëtares, Formation.
Dy emrat më të njohur të muzikës dhe sportit në SHBA interpretuan së bashku këngën “Sorry” duke i çuar në delir të gjithë të pranishmit që ishin në këtë impiant. /TCH/Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=C7AONjanhUs