Nina Boxes është një dyqan dhuratash themeluar në vitin 2008, në periudhën e fundvitit, pikërisht në sezonën e dhuratave, nga Anyla Etemi me profesion dizajnere.
Produkti i veçantë që i është dhuruar klientëve, fillimisht ishte kuti dhuratash punëdore, që edhe sot mbetet si produkti më i veçantë dhe që identifikon dyqanin Nina Boxes për mbështjelljen dhe dizajnet unike.
Pasi që u pritë shumë mirë nga klientët dhe duke parë mungesën e një kompanie për planifikim eventesh, Nina filloj të zgjerohet menjëherë duke ofruar edhe shërbimin organizim eventesh të ndryshme si: dasma, ditëlindje, konferenca, përvjetore, hapje të kompanive të ndryshme dhe shumë evente të tjera.
Nina Boxes dhe tani e njohur si Nina Events ka startuar me një dyqan të vogël në një nga qendrat më të mëdha tregtare, dhe pasi që filloj të fitojë besimin e klientëve dhe të ketë kërkesa të mëdha e sidomos në kohën e sezonës së eventeve hapi dyqanin e parë të madh dhe zyrën për takime me klientë.
Bazuar që kërkesat veç po rriteshin, pikërisht në periudhë të pandemisë hapi edhe dyqanin e dytë në një tjetër qendër tregtare në Prishtinë me zgjerim të produkteve ulishte, dhurata dhe aksesorë me shumë shije.
Pasi që hapja edhe e dyqanit të dytë rezultojë me shumë sukses dhe klientët ndiheshin mirë që një shërbim i tillë i është ofruar më afër tyre, lindi ideja për krijimin e konceptit që tashmë me Nina Events & Boxes të krijojë rrjetin e dyqaneve Flower & Gift Shop fillimisht në Prishtinë dhe pastaj më gjerë.
Sot Nina Events “ Flower & Gift Shop” feston hapjen e dyqanit të tretë në qendër të qytetit në Prishtinë në rrugën e njohur për qytetarë si “Kafet e vogla” apo Fehmi Agani, një dyqan që me të vërtetë i ka munguar qendrës i cili sipas komenteve të konsumatorëve është lulishtja dhe dyqani më unik për këto shërbime, për të cilin kanë punuar një ekip i gjërë për të realizuar me kaq delikates.
Me shumë kënaqësi stafi Nina Events & Boxes ju fton të gjithëve të vizitoni dyqanin e ri.
Kontaktoni në: +383 49 192 921