Telegrafi

Me një dukje të pëlqyer, Arta Nitaj dhe Fisnik Zymi përmbyllin emisionin Dueli Botërorit

Për një muaj, Arta Nitaj dhe Fisnik Zymi e kanë drejtuar në mënyrë të mrekullueshme emisionin Dueli Botërorit që është transmetuar çdo ditë nga ora 22:30 në RTV Dukagjini.

Krahas detyrës së tyre si prezantues të emisionit, ata janë kujdesur edhe për dukjen e tyre.

Arta Nitaj dhe Fisnik Zymi

Çdo natë, dy drejtuesit e emisionit kanë ardhur me dukje të re që është pëlqyer nga shikuesit e emisionit.

Lexo po ashtu Lajmet nga DUELI BOTËRORIT

Nga përzgjedhjet klasike të veshjes deri tek ato më ‘të guximshmet’, kanë bërë që nikoqirët e emisionit Dueli Botërorit të joshin pëlqimin e teleshikuesve.

Disa nga paraqitjet e Artës dhe Fisnikut

Arta Nitaj u bë e njohur për publikun e gjerë me rolin e Xhesikës në serialin “O Sa Mirë” falë portretizimit mjaft të pëlqyer të karakterit të saj.

Modelja e popullarizuar është shfaqur edhe në videoklipe muzikore dhe jo rrallëherë ka qenë e përfolur në faqet rozë.

Nga ana tjetër, Fisnik Zymi u bë i njohur si “gazetari që i kërkoi martesë Rita Orës“, mirëpo nga 14 qershori i këtij viti, ai do të mbahet mend si moderatori, i cili drejtoi në mënyrë të mrekullueshme emisionin mjaft të shikuar sportiv të Kampionatit Botëror, Dueli Botërorit. /Telegrafi/

Arta Nitaj dhe Fisnik Zymi në emisionin final Dueli Botërorit