Site icon Telegrafi

Një dritë misterioze në qiell zhduket brenda çastit, shkakton habi në Indi

Një dritë misterioze e shfaqur në qiellin e Indisë, i ka habitur njerëzit teksa shumë njerëz thonë se mund të ketë qenë një UFO.

Ngjarja e çuditshme kishte ndodhur me 15 dhjetor, dhe njerëzit nuk ishin të sigurt se çfarë ishte ajo.

Drita me forma të çuditshme konike duket si rrezja e një pishtari, por është shumë lart në qiell dhe drita shfaqej nga qielli, siç raporton Mirror.

Në fillim të shtegut, ka një rruzull të vogël me ngjyra të ndezura që i ngjan një meteori ose një lëshimi të raketës, por dëshmitarët thanë se drita u zhduk brenda një çasti – duke përjashtuar të dyja shpjegimet, transmeton Telegrafi.

Ngjarja kishte ndodhur në Bengalin Perëndimor në Indi, dhe deri më tani, personat që e kanë parë ngjarjen nuk ishin në gjendje ta shpjegojnë atë – me shumë të tillë që thonë se ata kanë parë një UFO.

Një banor tha: “Drita isht shumë afër”, ndërsa një tjetër komentoi: “A nuk duket si UFO? Drita është zhdukur”. Fillimisht, zyrtarët u shprehën po aq të shqetësuar dhe nisën hetimet se çfarë mund të kishte shkaktuar fenomenin.

Megjithatë, drita tani besohet të jetë rezultat i testimit të raketave nga ushtria nga Gjiri i Bengalit aty pranë.

Televizioni i Indisë raportoi se objekti ka të ngjarë të ishte një raketë balistike ndërkontinentale – e njohur si Agni-5 – e cila është e aftë për shpejtësi deri në 1,926kMh (3,100mph).

Mediat vunë në dukje se ushtria indiane për herë të fundit një raketë Agni-5 e kishte testuar në tetor 2021. /Telegrafi/

Exit mobile version