Site icon Telegrafi

Një Dritë më ndryshe

Pas emërimit në krye të Dritës, Bunjaku ka deklaruar se është zotuar se do të punojë mirë dhe drejtë për klubin dhe qytetin, ndërsa nuk ka harruar t’i falënderoj edhe kryetarin dhe kryesinë e mëparshme që janë larguar.

“Unë zotimin e kam bërë pas emërimit si kryetar i klubit të Dritës që ka me punuar për të mirën e klubit dhe të qytetit. Do të mundohem që të bëjë më të mirën për Dritën, pasi tifozët ‘Intelektualët’, meritojnë shumë. Dua që ta falënderoj edhe ish-kryetarin Ismajl Rashitin dhe Saqip Shalën për kontributin e dhënë në klub, por ata nuk do të jenë më pjesë e Dritës, pasi kanë deklaruar se dëshirojnë të pushojnë nga futbolli”, ka thënë Bunjaku. /Arena/Telegrafi/ 

Exit mobile version