Pasditen e sotme është gjetur një fëmijë rom në koshin e mbeturinave.
Mësohet se fëmija ka kërkuar lëmoshë nga një shofer makine në rrugën e Myslym Shyrit të Tiranës. Gjithashtu mësohet se fëmija është mbyllur me forcë në koshin e mbeturinave nga drejtuesi i automjetit.
Policia bashkiake arrin në vendngjarje dhe shpëton fëmijën rom 10-vjeçar.