Pas një telefonate-alarmi nga një person nga një barkë në ujërat e Liqenit të Ohrit, është alarmuar se një person ka kërcyer në ujë dhe nuk ka dalë nga uji, duke u fundosur në thellësitë e liqenit! Me të marrë këtë njoftim, ekipi i shpëtimtarëve të Kryqit të Kuq dhe pushues të tjerë, janë nisur drejt vendit ku supozohej se ka ndodhur kjo ngjarje, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Pas kërkimeve të shpëtimtarëve të Kryqit të Kuq dhe qytetarëve, në një largësi prej 200 – 250 metra nga brigjet e Liqenit të Ohrit, në plazhin e qytetit, përballë hotelit “Drim”, është nxjerrë nga ujërat e Liqenit të Ohrit, i riu i moshës rreth 24 vjeçare nga Tetova.
Meqë është vërtetuar se gjendja e tij është tepër e rëndë, i njëjti me autoambulancë është dërguar në Spitalin e qytetit në Strugë, ku ekipi i mjekëve kanë tentuar të re-animojnë, megjithatë për shkak të seriozitetit të gjendjes, i aksidentuari është transportuar drejtë klinikave në Shkup./Telegrafi/