Një djalë 4 vjeçar është duke luftuar për jetën e tij, pasi që u plagos rëndë në sulmin terrorist që ndodhi sot në xhaminë qendrore të Christchurch, shkruan “The Sydney Morning Heralb”
Një nga rreth 200 njerëz që presin lajme për të dashurit e tyre në Spitalin e Christchurch u ka thënë gazetarëve se vëllai katërvjeçar i shokut të tij është ndër ata që luftojnë për jetën.
“Ata thanë se ai nuk do të mund t’ia dalë”, tha ai për vëllai e mikut të tij.
Ndryshe komisioneri i Policisë së Zelandës së Re, Mike Bush tha se gjithsej 49 njerëz kanë humbur jetën në sulmin ndaj dy xhamive të Christchurch.
Sulmuesi i identifikuar si Brend Tarrnat është arrestuar nga policia. I njëjti kishte publikuar live në faqen e tij në Facebook, sulmin të cilin ai e kreu në dy xhamitë në Christchurch. /Telegrafi/