Telegrafi

Një djalë gjeti një gjarpër në tualet, më pas u gjetën edhe 23 të tjerë në atë shtëpi (Video)

Një gjarpër në tualet ka bërë që një familje të ballafaqohet me “befasinë” më të madhe që ata kanë pasur në shtëpinë e tyre” në Abilene, Texas, përcjell Telegrafi.

Cassie McFadden thotë se djali i saj 4-vjeçar Isaac e zgjoi atë nga gjumi duke i thënë se ka hasur një gjarpër në tualetin e tyre.

Jason McFadden, babai, duke dyshuar se mund të ketë më shumë të tillë, duke e thirrur një kompani lokale për heqjen e gjarpërinjve.

Siç bëhet e ditur, ata i larguan nga dhjetë gjarpërinjtë nga nën-shtëpia dhe 13 nga bodrumi.

Ekspertët thonë se gjarpërinjtë e tillë kanë tendencë për të kërkuar vende më të ngrohta në rajohen të tilla, gjatë muajve të ftohtë. /Telegrafi/