Një situatë interesante ka ndodhur mbrëmë në ndërtesën e Parlamentit, ku disa përfaqësues kanë paraqitur propozimin e tyre për ndryshime në Kushtetutën e Bosnjë dhe Hercegovinës.
Përkatësisht, siç ka treguar në profilin e saj në Instagram, kryetarja e Bordit Kryesor të Kuvendit Popullor, Sabina Çudiq, një i ri e ka marrë vajzën në takim “për të diskutuar për ndryshimet kushtetuese”, përcjell Telegrafi.
“Sonte në një debat publik për amendamentet kushtetuese para një salle të mbushur plotë, një i ri tha se ishte këtu për një takim. Ai ftoi një vajzë të shkonte në një debat për Kushtetutën për një takim. Gjeniale! Vajza, ka shpresë”, ka shkruar ajo.
Pasi Sabina – siç edhe shihet në video – ka thënë se një vend i tillë ka të ardhme, në sallë kanë shpërthyer duartrokitjet.
Më pas ajo ka theksuar se i riu tha se nuk i përkiste asnjë partie.
Dhe një nga komentet ka qenë gjithashtu interesant: “Një nga replikat më të bukura në historinë e politikës së BeH”. /Telegrafi/