Në fillim të gushtit, Charles Lindsey bëri të ditur lajmin e hidhur në rrjetet sociale.
Vetëm katër ditë pasi ai bëri disa selfie me Doberman Rubin e tij, ajo vdiq.
Megjithatë, Lindsey nuk ishte në dijeni se ata po regjistroheshin nga një kamera vëzhgimi gjatë sesionit fotografik.
“Unë do ta vlerësoj këtë shkrepje përgjithmonë. Është selfie-ja jonë e fundit së bashku dhe e vetmja video nga prapaskenat që kam. E dua këtë qen”, shkroi ai në TikTok dhe ndau një video që tregon se si u krijuan fotot e tyre së bashku, të cilat do të mbeten kujtimi më i mirë i Lindsey për kafshën e tij të dashur. /Telegrafi/
@rubydooby_do This @ring video will be cherished forever. Its our last selfie together and the only behind the scenes video I have of our selfies. Love that pup♥️#ringvideo #doberman #rubydooby_do #petsoftiktok #dobermann ♬ Memories – Maroon 5