Në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, dje janë regjistruar erëra të forta që arrinin shpejtësinë prej 50 kilometrave në orë.
Në rrjetet sociale është shfaqur videoja në të cilën shihet sesi erërat e forta kishin marrë me “vete” një divan që po fluturonte, transmeton Telegrafi.
Sipas agjencisë turke të lajmeve Demiroren, divani është përplasur në një ndërtesë kolektive, ndërsa si kishte përfunduar në ajër akoma mbetet e paqartë.
Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, kurse nga erërat e forta që frynin, janë shkulur shumë pemë dhe kulmet e shtëpive.
Kulmi i një qendre tregtare – Etimesgut është shkatërruar plotësisht, e stuhia shkatërroi edhe minaret e xhamisë, ku si pasojë një person është lënduar. /Telegrafi/