Anësori i Manchester Unitedit, Antony, nuk ishte në gjendje fizike që të luante kundër Leeds United, por kjo nuk e ka ndaluar që t’i mbështesë fuqishëm bashkëlojtarët në Old Trafford.
Transferimi i shtrenjtë i Djajve të Kuq (96 milionë euro) nuk ka mundur të luajë këtë javë, ndërsa sfida e të mërkurës nuk ishte më e mira për skuadrën e tij.
Skuadra kundërshtare realizoi nga një gol të shpejtë në dy fillimet e pjesëve duke krijuar epërsi të dyfishtë ndaj ekipit vendas.
A day as a fan! Congratulations to you for the dedication in the match ! We’re United!🔥🏴⚽️ @ManUtd pic.twitter.com/bvJQgk9QyI
— Antony Santos (@antony00) February 8, 2023
Mirëpo, falë Marcus Rashford dhe të inkuadruarit në pjesën e dytë, Jadon Sancho, Unitedi u rikthye për të barazuar dhe për të marrë një pikë.
Pas ndeshjes, Antony i ka publikuar në InstaStory pamjet nga festa e tij teksa i ndiqte bashkëlojtarët në Old Trafford duke i shënuar golat e rikthimit. .
Krahas videos, ai ka shkruar: “Një ditë si tifoz! Urime për përkushtimin në ndeshje. Ne jemi Unitedi!”. /Telegrafi/