Telegrafi

Një ditë pozitive për Wall Street

Në përfundim të kontraktimeve të djeshme “Dow Jones” është rritur me 4.67 përqind duke shkuar në kuotën e 9265.43 pikëve.

Rritje ka pasur edhe “Nasdaq” me 3.43 përqind duke u kuotuar me 1770.03 pikë . Ndërsa “S&P500” është shtuar me 4.77 përqind duke u vlerësuar me 985.39 pikë .

Në tregun e valutave në Nju Jork, në mbyllje të Wall Street, euro është shkëmbyer me 1.3325 dollarë , në zhvlerësim në krahasim me të premten e shkuar kur u vlerësua me 1.3408 dollarë.