Telegrafi

Një ditë pasi u lëshua urdhër-hetimi për iPhone-in e tij, Alec Baldwin fotografohet me telefonin në xhep ndërsa largohet me familjen për në New York

Alec Baldwin dhe gruaja e tij Hilaria u panë duke kryer punë teksa po përgatiteshin për t’u larguar nga New York të premten, një ditë pasi u lëshua një urdhër kërkimi për iPhone-in e tij pas të shtënave fatale kundrejt kinematografes Halyna Hutchins në xhirimet e “Rust”.

Aktori, 63 vjeç, ishte i veshur me një bluzë të zezë dhe pantallona të zeza ndërsa mori një filxhan me kafe në lagjen e tij herët në mëngjes, ndërsa Hilaria, 37 vjeçe, u pa më vonë me dy nga gjashtë fëmijët e tyre, shkruan DailyMail.

Struktura e celularit të Baldwin ishte e dukshme në xhepin e tij ndërsa ai ecte për në kafene me flokë të shprishura dhe pa pallto, pavarësisht se moti ishte në minus.

Rreth orës 8:30 të mëngjesit, ai u pa duke ngarkuar një fuoristradë me çanta dhe bagazhe, ndërsa së bnashku me familjen bëheshin gati të largoheshin nga qyteti përpara fundjavës. Ata nuk po udhëtonin për diku afër dhe dukej se po largoheshin nga qyteti për një kohë.

Lexo po ashtu Policia lëshon urdhër për hetimin e telefonit të Alec Baldwin, në lidhje me vrasjen aksidentale në xhirimet e "Rust"

Baldwin e mbushi automjetin me gjërat e tyre përpara se të hipte në sediljen e pasme dhe të largohej me shoferin e tij. Çiftit i duheshin edhe dy SUV të tjera për të akomoduar dadot dhe gjashtë fëmijët e tyre, të cilët secili kërkon një ndenjëse makine ose ndenjëse përforcuese, në varësi të moshës së tyre.

Pasi bashkëshorti i saj u largua, Hilaria u pa duke ecur me djalin e tyre njëvjeçar Eduardo ‘Edu’ Pao Lucas, me një kafe në njërën dorë dhe celularin në tjetrën.

Mamasë, e cila kishte vënë një maskë në fytyrë për t’u mbrojtur nga COVID-19, iu bashkua vajza e tyre shtatëvjeçare Carmen Gabriela.

Hilaria kishte veshur një xhup me ngjyrat e qiellit, geta me material lëkure artificiale dhe një palë pantofla të zeza të bukura prej 334 dollarësh.

Ajo më vonë e ndërroi xhupin e saj me një triko të zezë prej 198 dollarësh. Ajo mbajti getat e saj, por i ndërroi pantoflat me një palë çizme bore.

Adhuruesja e jogës dukej se po dërgonte një mesazh me kapelën e saj të hritë prej 25 dollarësh nga HATX, e cila përmbante fjalën ‘URREJTJE’ me ‘E’ të kryqëzuar kështu që thoshte ‘HAT (KAPELE)’.

Hilaria më pas u nis me Range Rover-in e saj, ndërsa fëmijët e saj dhe dy dado u larguan me një shofer në një tjetër SUV.

Një ditë më parë, Hilaria sulmoi paparacët në Instagram Stories dhe i paralajmëroi ata që të qëndrojnë larg bashkëshortit të saj. Ajo ndau pamjet e fotografëve duke bërë fotot e tyre, duke pretenduar se ata po e provokonin qëllimisht atë.

“Këta njerëz po përpiqen të tallen me Alecun”, shkroi ajo në mbishkrimin e videos. “Kjo nuk është e mirë për PTSD (çrregullimi i stresit post-traumatik). Jam e sigurt që nuk është befasi kur e shihni këtë. E kuptoj që dëshironi të fitoni para…por kjo është e neveritshme. Dhe për ata që kërkojnë prej jush dhe ju paguajnë për këto foto – turp”.

Në një postim të dytë, ajo kërkoi që paparacët të tërhiqen duke u zotuar për të mbrojtur familjen e saj.

“Qëndroni larg tij”, këmbënguli ajo. “Ndaloni tani. Kini pak humanizëm. Ndaloni së menduari për paratë dhe vëmendjen. Lëreni hetimin të bëjë procesin [e tij] dhe do të ndodhë. Ju nuk keni nevojë të vini dhe ta traumatizoni më shumë në çdo hap të rrugës. Kjo është familja ime dhe do t’i mbroj deri në fund”.

Largimi i familjes të premten erdhi vetëm një ditë pasi Baldwin shkroi në Twitter për të mohuar se ai kishte kërkuar një armë më të madhe Colt përpara se Hutchins të qëllohej aksidentalisht për vdekje në xhirimet e filmit “Rust”.

Ai postoi në Twitter një artikull nga Newsweek, i cili pretendonte se ai kishte kërkuar një armë më të madhe përpara të shtënave aksidentale.

“Kjo, në fakt është një gënjeshtër”, shkroi Baldwin mbi linkun e artikullit.

“Zgjedhjet në lidhje me ndonjë rekuizit nga unë për filmin ‘Rust’ u bënë disa javë para fillimit të prodhimit. Të sugjerosh se çfarëdo ndryshimi është bërë ‘para të shtënave fatale’ është e rreme”, shtoi ai.

Postimi i tij në Twitter erdhi pasi hetuesit e Sante Fe në New Mexico lëshuan një urdhër kërkimi për iPhone-in e tij në lidhje me të shtënat fatale të 21 tetorit.

Urdhri autorizon policinë të shqyrtojë të gjitha mesazhet me tekst dhe fotografitë në celularin e aktorit, si dhe të dhënat e ruajtura të vendndodhjes, si pjesë e hetimit të tyre.

Baldwin u pa në telefonin e tij duke bërë një telefonatë menjëherë pas të shtënave dhe gjykatësi David Segura, një gjykatës në Santa Fe, miratoi kërkesën për urdhër kërkimi të enjten pasdite.

Detektivja Alexandria Hancock tha se ata kërkuan që Baldwin t’i dorëzonte telefonin e tij, por aktori dhe avokatët e tij thanë se ata kërkonin një mandat në fillim.

“Affiant kërkoi telefonin e Alecut nga ai, si dhe nga avokati i tij dhe u udhëzua të merrte një urdhër”, thuhet në kërkesën për urdhër.

Hancock, në kërkesën për urdhër, shpjegoi në detaje atë që donte të merrte nga telefoni i Baldwin – një listë që përfshinte kontaktet e tij, regjistrimet e thirrjeve, fotot, videot dhe mesazhet me tekst. /Telegrafi/