Telegrafi

Një ditë pasi njoftuan ndarjen, Bill Gates i transferon bashkëshortes së tij aksione në vlerë 1.8 miliardë

Bill dhe Melinda Gates (Foto: REUTERS/Elizabeth Shafiroff/File Photo)

‘Cascade Investment’, një kompani e Bill Gates e krijuar me të ardhurat e shitjeve të aksioneve ‘Microsoft Corp’, transferoi letra me vlerë me më shumë se 1.8 miliard dollarë (1.49 miliard euro) te Melinda French Gates, një ditë pasi çifti njoftoi divorcin e tyre pas 27 vitesh martesë.

Melinda Gates është tani pronarja përfituese e 14.1 milionë aksioneve të hekurudhave kombëtare kanadeze ‘Co.’ me vlerë rreth 1.5 miliard dollarë (1.2 miliard euro), sipas një regjistrimi të Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimit të datës 3 maj.

Kompania ‘Cascade’ transferoi gjithashtu 2.94 milionë aksione në ‘AutoNation Inc.’, me vlerë 309 milionë dollarë, shkruan Bloomberg.

Përmes ‘Cascade’, Gates ka interes në pasuri të patundshme, energji dhe mikpritje si dhe aksione në dhjetëra kompani publike, përfshirë ‘Deere & Co’. dhe ‘Republic Services Inc’. Çifti janë gjithashtu ndër pronarët më të mëdhenj të tokave në Amerikë.

Lexo po ashtu Pas ndarjes nga Bill, Melinda Gates mund të bëhet gruaja e dytë më e pasur në botë

Bill Gates ka pasuri në blerë 145.4 miliardë dollarë (120 miliardë euro), sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg. /Telegrafi/