Site icon Telegrafi

Një ditë pas tragjedisë në Kajmakçalan: Disa alpinistë kërkuan të ndalej marshi

Ekskursion i quajtuar ”Transverzalec” ishte fatal për dy të rinjë, alpinistë me përvojë nga Maqedonia në majen Kajmakçalan.

Sipas federatës së alpinistëve, udhëheqësi i grupit të alpinistëve ka qenë më licencë pune por vetëm për kushte të verës.

Autoritet hetuese dhe Federata e alpinistëve, janë duke e pritur përgjigjen nga raporti i guidës.

Sipas informacioneve të gjetura nga TV Sitel, disa anëtarë të grupit që janë nisur për në Kajmakçalan kanë kërkuar që grupi të kthehet pasi sipas rregullave, në atë pjesë mund të ecej vetëm tre ditë pasi janë ndalur të rreshurat e borës. Përndryshe, dje u gjetën të vdekur dy persona, alpinistë. Vendngjarja e kësaj tragjedie ka qenë katër metra më larg se maja ”Kajmakçalan”. Bëhet fjalë për K.V (28) – femër dhe A.M (35) – mashkull. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Alpinistët në Kajmakçalan janë përballur me erë prej 150 kilometrave në orë (Video)
Exit mobile version