Site icon Telegrafi

Një ditë pas takimit Trump-Kim, radari i jugkoreanëve regjistron objekt të paidentifikuar fluturues mbi zonën e demilitarizuar  

Ushtria e Koresë së Jugut ka njoftuar se sot ka vërejtur “një objekt të paidentifikuar fluturues” jo larg kufirit më Korenë e Veriut, raporton Fox Neës.

Shtati Qendror i ushtrisë jugkoreane ka bërë të ditur se radari ka regjistruar gjurmët e një objekti të paidentifikuar fluturues mbi zonën e demilitarizuar që ndan dy Koretë, duke mos dhënë detaje tjera, transmeton Telegrafi.

Ky objekt i paidentifikuar është vërejtur një ditë pas takimit të presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit verikorean, Kim Jong-Un, në zonën e demilitarizuar që ndan Korenë e Jugut me atë të Veriut.

Këtë takim agjencia verikoreane e lajmeve KCNA e ka cilësuar si historike. Në anën tjetër Trump dhe Kim në këtë takim “janë pajtuar që në të ardhmen të mbajnë kontakte më të afërta” dhe të “vazhdojnë dialogun për denuklearizimin e Koresë së Veriut”, raporton KCNA.

Me buzëqeshje dhe shtrëngim duarsh, presidenti amerikan e priti liderin e Koresë së Veriut në zonën e demilitarizuar që ndan në Koretë, me ç’rast Trump është bërë presidenti i parë amerikanë që ka shkelur në territorin e Koresë së Veriut.

Trump ka porositur Kimin që është krenar që ka kaluar kufirin, duke e cilësuar si një ditë të madhe për botën. E në anën tjetër, Kim nuk e ka fshehur gëzimin për këtë takim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version