Christian Vieri po bëhet prindër së bashku me Costanza Caracciolo. Kështu raportuan të gjitha mediat rozë italiane, të cilat e kumtuan lajmin e shumëpritur.
Por, vetë ish-futbollisti i Juventusit dhe Inter ka zbuluar sot shtatzënia e bashkëshortes nuk ka shkuar si duhet dhe për këtë është dashur të abortojë.
Çifti kanë qenë të detyruar të publikojnë një deklaratë për të shuar zërat e përhapura nga revista “Chi”.
“Me dhimbje të madhe jemi të detyruar të zbulojmë se lajmi që po qarkullon rreth shtatzënisë nuk janë të vërteta. Fati nuk e deshi dhe po ju kërkojmë që të na kuptoni dhe ta respektoni këtë fazë delikate të jetës sonë”, ka pohuar për SkySport Italia, Vieri.
Por, gjithashtu raportohet se e dashura e 44-vjeçarit nuk ka pësuar ndonjë dëmtim, i cili mund t’ia pamundësonte mos të mbetej shtatzënë.
Legjenda e futbollit italian vlen të theksohet se, megjithëse, ka pasur një numër të madh të dashurave, kurrë nuk ka pasur fëmijë.
Ndryshe, Vieri aktualisht është duke punuar si analist sportiv në disa kanale sportive italiane dhe botërore. /Telegrafi/