Telegrafi

Një ditë para zgjedhjeve, “blindohet” blloku i ambasadave në Tiranë

Me dhjetra forcat speciale të armatosura janë parë këtë të shtunë në hyrje të bllokut të ambasadave në Tiranë, si një masë përforcuese për ruajtjen e sigurisë.

Këto masa shtesë ndodhin vetëm një ditë votimee lokale njëpartiake, të cilat për herë të parë në 30 vite demokraci do të mbahen pa opozitën.

Në fotot e siguruara nga LSA, vihen re forca ushtarake të armatosura rëndë që bëjnë roje në pika të ndryshme të zonës, me qëllim për të garantuar sigurinë, dhe për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Më herët Ambasadat e akredituara në Tiranë, në bllok kanë bërë thirrje për të shmangur elementët e dhunshëm, ndërsa kanë ftuar qytetarët e vendeve të tyre, që të shmangin udhëtimet apo lëvizjet për shkak të pasigurive.