Site icon Telegrafi

Një ditë para tryezës së demarkacionit, Thaçi takon Mustafën e Veselin

Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Isa Mustafa dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli janë takuar gjatë ditës së martë. Këtë e ka bërë të ditur vet nikoqiri i këtij takimi, Presidenti Thaçi.

Ai tha se me Mustafen dhe Veselin diskutuan për çështjet aktuale në vend, përfshirë edhe Demarkacionin.

“Sot prita në takim pune kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, dhe kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën. Biseduam për çështjet aktuale për bashkërendimin dhe funksionimin e institucioneve të vendit, me theks të veçantë në agjendën euroatlantike, çështjen e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, si kusht për liberalizimin e vizave, për ecurinë e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura me Serbinë, etj.”, ka shkruar Hashim Thaçi në facebook.

Takimi i tre krerëve të shtetit ndodhi një ditë para debatit në Kuvend për Demarkacionin, që mbahet të mërkurën, e që pjesëmarrjen në të e ka konfirmuar edhe kryeministri Mustafa.

Exit mobile version