Në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte ka ndërruar jetë ish- ushtari i UÇK-së dhe njëherit pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ali Sinani.
Sinani ishte nënkolonel i FSK-së.
Sinani megjithëse ndër vite i ka shërbyer atdheut, nuk arriti dot të mirëpres momentin e transformimit të FSK-së në Ushtri.
Varrimi i të ndjerit pritet të bëhet nesër gjatë ditës.